Vllaznia “kampione e dimrit. Mund 6-0 rivalin kryesor- Kukësin

121

Vllaznia në futboll për femra është kampione e dimrit. Në ndeshjen përcaktuese, atë ndaj Kukësit, të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0. Ndeshja është dominuar nga vendaset që kanë shënuar tre gola në pjesën e parë me anë të Doçit, Govorit dhe Rrahmanit. Kaq gola janë shënuar edhe në pjesën e dytë me anë të Kastratit dhe të Doçit edhe dy herë të tjera duke kompletuar në këtë mënyrë këtë fitore të thellë të kuqebluve.Trajneri Selami Pepaj është shprehur shumë I kënaqur me arritjen e fitores me të cilën kanë hedhur një hap drejt titullit kampion. I kënaqur me fitoren është shfaqur para mikrofonëve edhe presidenti Lazer Matija I cili thotë se skuadra ka hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion por për momentin skuadra duhet të kënaqet me titullin e kampionit të dimrit. Faza  e parë e kampionatit mbyllet javën e ardhshme por tashmë ekipi shkodran e ka siguruar vendin e parë në renditje madje me fitoren e sotme është shumë pranë sigurimit edhe të titullit kampion edhe për këte sezon.

Vllaznia- Kukesi 6-0

Vllaznia: Rexhepi, Bajrakurtaj, Rrahmani, Gjini, Govori (Sufaj 82’), Franja (Lazri 72’), Proto (F. Kastrati 14’), Doçi, Jashari (Tula 78’), Xh. Berisha, Baro (Gruda 68’). Tr: S. Pepaj

Kukësi: Musaj (Buraziu 34’), Osmani, Lipa, Curraj, Zyba, B. Berisha, Bajraktari, Krasniqi (Jellta 55’), Maliqi, Rexha, Koldashi (Hoti 80’). Tr: G. Tamniku

Shënuese: Doçi 12’, 58′, 70′ (11-m), Govori ’18, Rrahmani 22’, F. Kastrati 54’,

Gjyqtarë: O. Sokoli, D. Tomori, M. Morina (Tiranë)

Kartona të verdhë: Gjini, Doçi, Rrahmani/  Maliqi, Osmani