Vllaznia kërkesë FSHF-së. Ndeshjet e kupës së femrave t’i bëjmë në Shkodër

224

Më datë 25 janar është caktuar të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Pikërisht pak ditë përpara nisjes së tyre, drejtuesit e klubit Vllaznia kanë bërë një kërkesë në adresë të institucionit të futbollit shqiptar për t’i luajtur të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni në qytetin e Shkodrës. Një kërkesë e tillë është përkrahur edhe nga dy ekipet e tjera të Shkodrës, Juban Danja dhe The Door. Po ashtu, e kanë aprovuar një gjë të tillë edhe dy ekipe të tjera, Apolonia dhe Shkëndia e Durrësit. Në kushte të tilla, kur kërkesa e firmosur nga pesë ekipet pjesmarrëse ndër 8 që janë gjithsej, edhe Federata duket se e ka marrë seriozisht këtë kërkesë dhe parimisht e ka aprovuar një gjë të tillë megjithatë pritet që në ditët e ardhshme të vijë edhe konfirmimi zyrtar. Në fakt Shkodrës i takon ta bëjë këtë organizim sepse gjysma e skuadrave pjesmarrës thuajse janë të këtij qyteti. Po ashtu, fitueja e kupës në fuqi dhe kampione në fuqi të vendit janë pikërisht dy ekipe të saj. Në kushte të tilla, gjërat duken në rrugën e duhur dhe klubi Vllaznia ka marrë përsipër zhvillimin e këtyre ndeshjeve si në stadiumin “Loro Boriçi” ashtu edhe në fushën sportive “Reshit Rusi” duke ofruar kushte mëse normale për mbarëvajtjen e këtyre ndeshjeve.
© vllaznia.al