VLLAZNIA- KUKËSI, NDESHJA HAPËSE E KAMPIONATIT MË 7 SHTATOR

226

Vllaznia do ta nisë kampionatin e ri duke pritur Kukësin në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky është verdikti I dalë nga shorti I sotëm I hedhur në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë mënyrë është plotësuar dëshira e shkodranëve për ta patur ndeshjen e parë në Shkodër, në mënyrë që të luanin aty ndeshjen e parë në stadiumin e ndërtuar së fundmi. Megjithatë përveç realizimit të kësaj dëshire, verdiktet e tjera të shortit nuk kanë qenë shumë të pëlqyeshme për kuqeblutë.Natyrisht që vështirësia e shortit është e madhe. Më 7 shtator ata do të  presin në Shkodër kukësianët të cilët e nisin si pretendentë sezonin e ri ndërsa pak ditë më vonë, në kuadrin e javës së dytë të kampionatit, Vllaznia do të udhëtojë drejt Elbasanit për të luajtur atje me Partizanin. Ndërkohë, në javën e tretë do jetë Flamurtari mysafir në “Loro Boriçi” ndërsa në javën e katërt djemtë e trajnerit Cungu do të luajnë në Tiranë me Korabin debutues këtë sezon në Superligë. Kjo mund të jetë e vetmja frymëmarrje për ta sepse një javë më vonë, do t’u duhet të presin në stadiumin e tyre kampionët e Skënderbeut. Më pas, skuadra shkodrane do të udhëtojë drejt Ballshit për të luajtur me Luftëtarin ndërsa pak ditë më vonë, në kuadrin e javës së shtatë, Vllaznia do të presë në fushën e saj Laçin. Edhe një javë më pas, ajo do të ketë sërish një ndeshje në fushën e vet, këtë herë duke pritur Teutën e Durrësit ndërsa faza e parë e kampionatit do të mbyllet me takimin Tirana- Vllaznia.I pranishëm në hedhjen e shortit si përfaqësues I klubit shkodran ka qenë administratori Astrit Gjyrezi I cili natyrisht që e ka konsideruar të vështirë këtë kalendar megjithatë skuadra duhet të përgatitet mirë për ta përballuar ashtu si duhet atë.

© vllaznia.al