Vllaznia- Laçi luhet të shtunën në orën 14.00 dhe jo të dielën

258

Kërkesa e të dy klubeve, Vllaznisë dhe Laçit është pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për rrjedhojë, ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të luhet ditën e shtunë, datë 28 shtator, ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fakt ajo ka qenë e programuar për t’u luajtur të dielën megjithatë tashmë ndryshimi është bërë. Ky takim do të luhet pas dy ditësh. Me të marrë vesh këtë ndryshim, edhe trajneri i ekipit tonë Agim Canaj ka ndryshuar programin e stërvitjes për t’iu përshtatur tashmë ndeshjes të së shtunës. Ballafaqimi me Laçin konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe në fakt për momentin askush nuk e ka mendjen tek ndeshja e së mërkurës të ardhshme me Skënderbeun. Laçianët që janë edhe fituesit e Kupës në fuqi, janë një ekip shumë i vështirë për t’u mundur. Ato kanë pikë të barabarta me Vllazninë dhe natyrisht që do të kërkojnë të mos dalin të mundur nga Shkodra. Megjithatë kuqeblutë janë shumë të motivuar për të marrë fitoren në këtë ndeshje që pra do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit tonë.
www.vllaznia.al