Vllaznia- Mamurrasi të mërkurën ora 14.00 në “Reshit Rusi”

233

Pavarësisht ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Vllaznia ka vijuar me punën e saj dhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës. Atë që do të zhvillojë ditën e mërkurë ndaj Mamurrasit, ndeshje kjo që siç dihet është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Takimi do të luhet në orën 14.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. KF Vllaznia bën të ditur se hyrja e tifozëve në këtë ndeshje do të bëhet pa bileta. Skuadra jonë vërtetë është vetëm një hap larg kualifikimit për në turin e dytë të kupës, pas fitores 3-0 që ka arritur në ndeshjen e para një jave në Mamurras, megjithatë stafi teknik e ka vlerësuar drejt këtë takim në mënyrë që t’i ruhet ndonjë të papriture. Humbja e fundit në Korçë sigurisht që nuk ka lënë shije të mirë tek askush dhe për këtë arsye, do të kërkohet mundësia për të dalë sa më shpejt nga kjo situatë dhe për të nisur menjëherë pas sfidës me Mamurrasin, të mendohet për ndeshjen e ardhshme për kampionat ndaj Luftëtarit.

© vllaznia.al