Vllaznia, mbërrijnë dy kroatë të tjerë për provë. Rukavina dhe Ljuboviç

217

Dy futbollistë të tjerë kroatë kanë ardhur në provë tek Vllaznia. Pas largimit të Bulat që nuk e kaloi testin, këta dy të tjerët do tentojnë natyrisht të bindin stafin drejtues. Të sapoardhurit janë mbrojtësi Denis Ljuboviç dhe mesfushori Antonio Rukavina të cilët sot kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin. Ky I fundit nuk vjen për herë të parë në Shqipëri sepse pak kohë më parë ka luajtur me Skënderbeun dhe me Kastriotin. Ndërsa futbollisti tjetër natyrisht që vjen për herë të parë. Ljuboviç ka luajtur me Rijekën së fundit dhe është 25 vjeç. Luan në qendër të mbrojtjes dhe është 1.85 m i gjatë. Ata do shihen me kujdes nga stafi drejtues I Vllaznisë I cili deri më tani ka mbetur I zhgënjyer nga lojtarët e ardhur për provë. Nga ana tjetër, edhe mesfushori kosovar Osmani I cili luajti në pjesën e dytë në miqësoren me Tërbunin por nuk bindi shumë dhe ai vetë u largua nga skuadra. Për dy të sapoardhurit, testi I parë do jetë ai në miqësoren e së shtunës me Tiranën. Kjo ndeshje është planifikuar të nisë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do jetë një test serioz për Vllazninë ndonëse skuadra ka probleme edhe me dëmtimet e disa lojtarëve si Sykja, Bardulla e Boci.
Duke qenë se është kohë merkatoje, ditët e fundit po flitet edhe për mbrojtësi malazez Nikolla Vukçeviç që ka luajtur edhe më parë në Shkodër dhe shihet si alternativë e mundshme për të mbuluar boshllëkun e lënë bosh nga largimi I Seminës. Megjithatë deri më 31 janar që është edhe afati I fundit I merkatos së dimrit, mund të ketë edhe lëvizje të tjera tek kuqeblutë. Nga ana tjeter, nga dita e sotme ne stervitje me kuqeblute eshte bashkuar edhe mesfushori shkodran Amir Tafa. Pas eksperiencave me Partizanin, Aden e Burrelin, mesfushori 20 vjeçar i bashkohet serish kuqebluve.
© vllaznia.al