Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Flamurtarit dhe per me teper me rezultat te thelle, 3-0. Madje rezultati duhej të kishte qenë dhe më i thellë nisur nga rastet e shumta që kuqeblutë kanë patur në këtë takim. Gjithsesi më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër ka marrja e tre pikëve në këtë takim,çka do ta ndihmojë skuadrën tonë në ecurinë e mëtejshme në kampionat. Rezultati eshte zhbllokuar ne ‘13 kur Vucaj shenon direkt nga nje goditje denimi.Nje gol qe u ka dhene qetesine kuqebluve. Ne minuten e 36-te Sukaj me nje goditje te forte me te majten shenon golin e dyte.Pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0. Ne fillimin e se dytes Sukaj shenon serish. Kete here me koke pas nje krosimi te Likes nga e djathta. Rastet nuk mungojne edhe me pas dhe Sukaj e Çinari kane mundesi te shenojne serish. Ne ‘74 Kalaja pengohet ne menyre te parregullt nga portieri brenda zones dhe arbitri akordon 11-metersh. Atë e merr persiper Lika. Kapiteni kuqeblu godet traversen dhe topi perfundon jashte.Rastet nuk mungojne serish teksa Pjeshka e Tafili kane mundesi te shenojne por ndalen nga portieri Qirko. Deri në fund të takimit, nuk do ketë më gola të tjerë dhe përfundimisht 3-0 për Vllazninë.
© vllaznia.al