Vllaznia mund pastër 3-0 Tirana AS. Në finale përballë Juban Danjës

200

Vllaznia për femra ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë të këtij sezoni. Në ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit Tirana AS të luajtur mesditën e sotme, ajo ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke mos e vënë asnjëherë në dyshim kualifikimin për në turin final të këtij kompeticioni. Takimi është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe për të ndjekur atë kishte ardhur edhe trajneri I kombëtares shqiptare të femrave Altin Rraklli. Ka patur një interesim të madh edhe tek tifozët teksa të pranishëm kanë qenë edhe tifozët e grupimit “Vllaznit Ultras” të cilët I kanë mbështetur fuqimisht vajzat shkodrane. Në pjesën e parë ka patur vetëm një gol të shënuar nga futbollistja Begolli ndërkohë që ka patur edhe një 11-metërsh të humbur nga Govori. Në pjesën e dytë gjërat janë bërë më të thjeshta teksa që në minutat e para të saj, pas një goditje të fortë të Doçit, Begolli ka shënuar sërish për Vllazninë dhe golin e dytë personal të saj. Dy minuta më vonë ka ardhur edhe goli I tretë me autore Berishën. Në këtë mënyrë me këtë rezultat, skuadra shkodrane ka siguruar kalimin në finale të këtij kompeticioni ku do të ndeshet me skuadrën tjetër të Shkodrës, Juban Danjën e cila në gjymëfinale mundi 3-1 ekipin e Kinostudios. Në këtë mënyrë, edhe sivjet finalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë sërish një derbi shkodran, Vllaznia- Juban Danja.
© vllaznia.al