Vllaznia mundet 0-1 në miqësore nga Çelik i Nikshiqit

204

Vllaznia është mundur me rezultatin 1-0 nga Çelik I Nikshiqit në miqësoren e luajtur paraditen e sotme në Podgoricë. Goli I vetëm I ndeshjes, është shënuar nga malazezët që në pjesën e parë ndërkohë që duhet përmendur se loja e kuqebluve nuk është ngjitur në nivelin e duhur. Këtu ka ndikuar edhe era e fortë që ka shoqëruar zhvillimin e ndeshjes gjatë gjithë kohës, duke mos I lënë futbollistët të tregojnë vlerat e tyre. Trajneri Canaj hodhi në këtë ndeshje në fushë nga minuta e parë formacionin me të cilin mendon të luajë në Korçë javën e ardhshme ndaj Skënderbeut, gjithnjë nëse nuk do të ketë përforcime të tjera. Në portë ka qenë Vujadinoviç, në mbrojtje Gocaj, Kraja, Zefi e Baci, në mesfushë Sykaj, Tafili e Bardulla ndërsa në sulm Shtubina, Hajdari e Bushiç. Gjatë pjesës së parë, kanë qenë malazezët e Çelik ata që kanë shënuar pas një aksioni të shpejtë dhe një vendosje jo të mirë në mbrojtje nga lojtarët shkodranë. Loja e kuqebluve nuk është ngjitur në nivelin e duhur pavarësisht lëvizjeve të trajnerit për të kërkuar impenjim të futbollistëve ndaj kundërshtarit. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Selimaj, Rexha, Marku, Tafa, Belisha, Kruja, Shaba, Vecaj e Dibra. Përveç tyre kanë luajtur edhe dy futbollistët serbë që kanë qenë në provë, Dobulj dhe Paunoviç. Është provuar gjatë pjesës së dytë edhe një futbollist japonez që luan me Mlladost në kampionatin malazez. Megjithatë të tre këta futbollistë nuk kanë treguar atë çfarë pritej dhe me shumë mundësi, nuk do të jenë pjesë e Vllaznisë në vazhdim të sezonit por gjithsesi, duhet pritur vendimi përfundimtar I stafit drejtues për ta. Perfundimisht miqesorja e sotme eshte fituar 1-0 nga Çelik, skuadra e cila ndodhet ne vendin e dyte ne kampionatin malazez te futbollit.

© vllaznia.al