Vllaznia ndaj Lushnjës vetëm një alternativë: fitoren

215

Takimi i nesërm që do të luhet në orën 13.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet shumë i rëndësishëm për Vllazninë. Ndonëse përballë do jetë një skuadër pa shumë emër si Lushnja, kjo nuk do të thotë asgjë. Kuqebluve u duhet patjetër të tregojnë vlerat e tyre më të mira në fushën e lojës për të marrë fitoren pavarësisht mungesave të Vujadinoviç, Belishës dhe Bocit në këtë takim. Do mungojë gjithashtu edhe trajneri Canaj për shkak të pezullimit të tij ndërkohë që pozitive mund të konsiderohet rikuperimi i Beqirit dhe i Bushiç të cilët do jenë në lojë nesër. Në pankinë do të drejtojë sërish duke drejtuar zëvendëstrajneri Samuel Nikaj që duke folur në lidhje me këtë ndeshje ka thënë: “Nuk do të diskutoj sot për mungesat, pasi është një fakt I kryer. Është gjë shumë pozitive që janë rikthyer Beqiri dhe Bushiç. Për mua duke filluar që nga Selimaj dhe gjithë të tjerët janë pjesë e skuadrës dhe do të dinë që të tregojmë vlerat e tyre më të mira. Ne kemi  besim tek të gjithë lojtarët dhe do ta shikojmë se nuk do të zgënjehemi prej tyre në këtë përballje”, -ka mbyllur deklarimin e tij, zv/trajneri I Vllaznisë, Samuel Nikaj. Skuadra ndërkohë do të jetë e grumbulluar sonte dhe deri pas takimit me Lushnjen në hotel “Argenti”, rezidencën e tyre të zakonshme.  Vllaznia sot paradite ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore për përballjen me lushnjarët. Gjithçka tashmë duket gati për ndeshje dhe natyrisht që pritet vetëm fitorja ndaj Lushnjës.
© vllaznia.al