Vllaznia për femra gjithnjë e më pranë titullit. Edhe një ndeshje vendimtare

204

Vllaznia në futboll për femra është tashmë gjithnjë e më pranë titullit kampion. Kjo gjë bëhet më prezente pas fitores së djeshme aforfe ndaj ekipit Tirana AS me rezulatin 3-0. Këtë rezultat vajzat shkodrane e kanë marrë nisur nga mosparaqitja e ekipit kryeqytetas në ndeshjen e planifikuar për t’u luajtur paraditen e së shtunës në fushën sportive “Reshit Rusi”. Nuk bëhet e ditur arsyeja e mosparaqitjes së këtij ekipi megjithatë tashmë Tirana AS, pas humbjes me Juban Danjen dy javë më parë, ka hequr dorë nga pretendimet e saj. Megjithatë, Vllaznia ka marrë tre pikët në tavolinë dhe nga kjo, ajo tashmë është shumë afër shpalljes kampione. Për të, ka edhe një pengesë të vetme, pikërisht në ndeshjen me rivalin kryesor, ekipin e Kinostudios, ndeshje që do të luhet pas dy javësh në Tiranë. Megjithatë Vllaznia thuajse është kampione e vendit nisur edhe nga golaverazhi I mirë  që ka. Asaj i duhet të humbasë 0-7 ndaj këtij ekipi, për të humbur vendin e parë në renditje, një humbje e tillë në fakt as nuk mund të mendohet, madje objektivi është për ta mundur këtë ekip edhe brenda në kryeqytet si për të thënë se Vllaznia “bën ligjin” në futbollin e femrave në Shqipëri duke tentuar kështu të marrë edhe titullin kampion pas Kupës së Shqipërisë të marrë pak kohë më parë.

© vllaznia.al