Vllaznia për femra miqësore me Zelejzniçar më 25 shkurt në Bosnjë

220

Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë në futboll për femra- Vllaznia e Shkodrës, më datë 24 shkurt do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll. Bëhet fjalë për një takim miqësor me ekipin e Zelejzniçarit, që është një nga më të mirët e kampionatit bosnjak të futbollit të femrave.Lajmi konfirmohet për faqen tonë nga kordinatori për marëdhëniet ndërkombëtare pranë klubit tonë, Ardian Zaganjorit. Sipas tij “është rënë dakord për gjithçka sa i takon zhvillimit të kësaj ndeshje miqësore. Ekipi i Vllaznisë do të niset drejt Bosnjës më datë 24 shkurt dhe një ditë më pas, pra me 25 shkurt ne oren 12.00, do të luajë ndeshjen miqësore me ekipin e Zelejzniçarit që është nga më të mirët e këtij vendi. Besoj se do jetë më shumë se një miqësore për të rritur bashkëpunimin mes dy klubeve ndoshta edhe në nivele të tjera përveç ekipeve të femrave”. Kësisoj, vajzat shkodrane javën që vjen do të udhëtojnë drejt Bosnjës. Një vit më parë ky ekip mori pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që u zhvillua në Budva të Malit të Zi me pjesmarrjen e disa ekipeve shumë të forta duke marrë jo pak eksperiencë prej tyre. Edhe miqësorja me skuadrën bosnjake do të shërbejë për këtë

© vllaznia.al