Vllaznia për femra shpallet “kampione e dimrit”. Një hap edhe larg titullit

213

Vllaznia në futboll për femra jo vetëm është shpallur kampione e dimrit por tashmë ajo është thuajse edhe kampione e vendit. Kjo ngaqë diferenca me ekipin e Kukësit, rivalin e saj kryesor, ka shkuar në pesë pikë. Për kampionet në fuqi, një ndihmë të madhe në krijimin e kësaj diference ka luajtur ekipi tjetër shkodran Juban Danja I cili I ka marrë barazimin ekipit kukësian Brenda në fushën e vet. Në këtë barazim ka luajtur një rol të madh natyrisht edhe prania e trajnerit të ri të kësaj skuadre, Ilir Dibrës. Vllaznia ndërkohë në ndeshjen e fundit të fazës së parë, ka luajtur në Elbasan me skuadrën vendase dhe ka fituar me rezultatin e thellë 9-0.Tre gola janë shënuar në këtë ndeshje nga Megi Doçi, Jashari 2, Franja 2 dhe Baro 2. Në përfundim të fazës së parë Vllaznia në këtë mënyrë përveçse është kampione dimri, me shumë të ngjarë do jetë kampione edhe këtë vit teksa ka hequr në njëfarë mënyre edhe interesin për fazën e dytë në garën për titullin kampion

© vllaznia.al