Vllaznia për femra shpallet Kampione e Shqipërisë për sezonin 2013-14

213

Vllaznia në futboll për femra është shpallur dje kampione e Shqipërisë. Ndeshja e fundit e kampionatit ka qenë ajo ndaj Dajtit, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ka përfunduar me fitoren 6-0 në favor të kuqebluve. Pas përfundimit të kësaj ndeshje, është zhvilluar edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe e kupës për ekipin kuqeblu. I deleguari I Federatës për dhënien e medaljeve ka qenë anëtari I Komitetit Ekzekutiv Vasil Bici. Ky moment është shoqëruar me emocione tek vajzat kampione të cilat kësisoj pas Kupës së Shqipërisë të fituar dy muaj më parë, tashmë shpallen edhe kampione të vendit duke treguar kësisoj se kanë qenë më të mirat në futbollin e femrave dhe kanë merituar gjithçka. Emocione ka patur edhe tek tre prej pjestarëve të këtij ekipi, presidenti Lazer Matija, trajneri Selami Pepaj dhe kapitenia Erida Bajrakurtaj të cilët në intervistat e tyre kanë dhënë emocionet për këtë sukses të fundit por kanë garantuar se në të ardhmen do të ketë të tjerë për këtë ekip.Në këtë mënyrë ka përfunduar edhe kampionati I pestë I futbollit të femrave në Shqipëri e ndër 5 titujt kampionë të dhënë deri tani, 4 janë në Shkodër. Shto atyre edhe 4 kupa të Shqipërisë e një trofe të Superkupës. Të gjitha këto tregojnë se ky lloj futbolli në vendin tonë flet vetëm shkodranisht.

© vllaznia.al