Vllaznia për femra, “shpartallon” 11-0 ekipin e Tirana AS

236

Vllaznia në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë dhe të luajtur pasditen e djeshme në kryeqytet, ajo ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 11-0 me ekipin Tirana AS. Vetë rezultati tregon për dominimin absolut të vajzave shkodrane në këtë takim ndaj një skuadre që ka qenë zakonisht rivale e tyre në luftën për titullin kampion këto sezonet e fundit. Takimi ka nisur menjëherë me gol për Vllazninë teksa Megi Doçi do të shënonte shumë shpejt dy gola. Në pjesën e parë do kishte edhe tre gola të tjerë me anë të Baros, Jasharit dhe Protos. Kjo pjesë do mbyllej me rezultatin 5-0 ndërsa në të dytën vajzat shkodrane do të shënonin edhe gjashtë gola të tjerë me autore Gjinin që do të shënonte tre gola, Baron, Kastratin dhe Rrahmanin. Përfundimisht 11-0 në këtë takim të vlefshëm për javën e pestë të kampionatit.  Me fitore e djeshme, Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit me 15 pikë të plota dhe me një golaverazh shumë pozitiv prej 41 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Duket se në këtë kampionat ajo do të ketë rivale vetëm ekipin e Kukësit, i cili edhe ai ka arritur pesë fitore deri tani. Kështu që për të përcaktuar skuadrën kampione të këtij sezoni duket se do jenë përballjet direkte me këtë ekip ato që do të vendosin.

© vllaznia.al