Vllaznia reagon: Nëse gjykon Meta, ne mund të mos dalim në fushë!

216

Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia kanë reaguar mbrëmë në lidhje me njeriun që mund të gjykojë takimin e sotëm ndaj Laçit. Ky duket se është hamendësim I tyre megjithatë ata janë kundër Kridens Metës, arbitrit që mund të gjykojë në këtë takim. Kjo ngaqë një muaj e gjysëm përpara, e kanë shpallur “non grata” dhe përmes një deklarate zyrtare ia bënë të qartë këtë gjë edhe FSHF-së dhe Sektorit të Garave. Ai që ka reaguar ka qenë administratori I klubit Fatos Gjyrezi që për mediat do të shprehej: “Ne kemi kërkuar gjyqtarë cilësorë për këtë ndeshje por duke qenë se disa prej tyre, kanë gjykuar në ndeshjet e sotme (djeshme), me shumë mundësi hamendësojmë se në Laç do të arbitrojë Kridens Meta. Historia jonë me këtë gjyqtar nuk është e këndshme dhe pas ndeshjes së fazës së parë me Bylisin në Shkodër e kemi shpallur “non grata” dhe I kemi kërkuar FSHF-së që ai të mos na gjykojë më asnjëherë sa të jetë arbitër nisur nga veprime të herëpashershme dhe jo vetëm këtë sezon ndaj Vllaznisë. Ne dëshirojmë që Federata të mos e ketë caktuar Kridens Metën për të gjykuar në Laç sepse po të ishte kështu, do të ishte një provokim I këtij institucioni ndaj klubit tonë. Jemi mundur në mënyrë shumë qytetare edhe kur kemi patur ankesat tona që t’i bëjmë ato publike, pa kërcënime dhe pa asnjë lloj tjetër reagimi të ashpër por nëse ndodh kështu që ndeshjen Laçi- Vllaznia do ta gjykojë Kridens Meta, bëjmë të ditur se do të shohim me qetësi vendimin që do të marrim dhe me shumë mundësi mund të diskutojmë edhe zbritjen në fushë nesër (sot). Megjithatë, shpresoj që të jetë një hamendësim dhe Federata të mos ketë caktuar këtë gjyqtar për këtë ndeshje”. Gjërat janë mëse të qarta. Shkodranët e kanë bërë reagimin e tyre. Ndoshta presin të mësojnë sot se kush do jetë arbitër dhe për të vërtetuar nëse sinjalet që kanë marrë janë të sakta apo jo. Nëse ndodh ashtu, atëherë duhet parë reagimi I drejtuesve të lartë të klubit nëse do ta zbresin skuadrën në fushë për të luajtur apo jo. Vllaznia ka patur jo pak ankesa gjatë këtij sezoni për gjykimin dhe në fakt shpeshherë këto ankesa janë kaluar lehtë nga ana e FSHF-së dhe e sektorëve të saj.

© vllaznia.al


Kjo eshte deklarat e bere nga Klubi Vllaznia me 4 nentor 2013 teksa e shpallte “non grata” gjyqtarin Kridens Meta.