Vllaznia rikthehet tek fitorja. Mund 1-0 Teutën

228

Skuadra shkodrane rikthehet sërish tek fitorja. Në takimin e luajtur pasditen e sotme në “Reshit Rusi” ndaj Teutës, Vllaznia ka fituar me rezultatin 1-0. Goli i Endri Vrapi në minutën e 41-të, ka mjaftuar që kuqeblutë të marrin tre pikët e fitores në këtë takim shumë të rëndësishëm. Ndeshja e sotme është shoqëruar me dy lëvizje në formacion nga ana e trajnerit Cungu.

Antonio Marku është rikthyer pas katër javësh mungesë për shkak të dëmtimit që ka patur dhe ka luajtur si mbrojtës i majtë ndërkohë që Gocaj është spostuar në pozicionin e tij të zakonshëm, atë të mbrojtësit të djathtë. Ndërkohë, një tjetër lëvizje ka qenë ajo e aktivizimit të Vrapit në qendër të këtij reparti, përkrah Cicmil. Kuqeblutë e kanë nisur ndeshjen në sulm dhe brenda 5 minutave të para, krijojnë 2-3 raste shënimi. Epërsia e vendasve është prezente gjatë gjithë kohës, pavarësisht se goli vononi të dalë në dritë. Duhej të vinte minuta e 41-të që tifozët t’i gëzoheshin atij. Vllaznia fiton një goditje dënimi rreth 22-23 metra larg portës dhe atë e merr përsipër për ta ekzekutuar Vrapi që gjuan saktë dhe topin përfundon në trekëndësh. Në pjesën e dytë, ka të tjera raste në të dy portat megjithatë gol tjetër nuk do të ketë. Përfundimisht Vllaznia fiton 1-0 dhe me këtë trepikësh ajo ngjitet në kuotën e 10 pikëve duke mbajtur sërish vendin e pestë në renditje.
Vllaznia – Teuta 1-0
Vllaznia: Agoviç, Marku, Vrapi, Cicmil, Gocaj, Tafili, Bardulla (Gurishta 94′)  Krymi, Çinari, Kalaja (Hoxha 72′), Shtubina(Pepa 65′). Tr. A.Cungu
Teuta: Moçka, Rashica, Hoxha, Shkreli, Shkalla, Dita (Beqia 82′), Hodo, Çmajcamin (Çyrbja 62′), Musta (Gripshi 66′),Bandal, Kotebeli. Tr. R. Çevoli.
Gjyqtarë: E.Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni (Lezhë)
Shënues: Vrapi 41’/
Kartona të verdhë: Bardulla, Tafili/Hoxha, Dita

© vllaznia.al