Vllaznia sërish dy seanca në ditë. Paradite në palestër, pasdite në Golem

263

Ekipi i Vllaznisë edhe ditën e sotme ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradreke, ekipi i ndarë në dy grupe ka punuar në palestër nën drejtimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska dhe të zëvendëstrajnerit Fatjon Tafaj. Ndërkohë pasdite, kuqeblutë janë spostuar në fushën stërvitore të Golemit ku kanë punuar me topin si në aspektin teknik ashtu edhe atë taktik. Me ardhjen e stafit të ri teknik, ai është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së parametrave fizikë të futbollistëve dhe padyshim që koha nuk është shumë e përshtatshme pasi jemi në vazhdim të kampionatit, por gjithsesi po tentohet të bëhet më e mira në këtë drejtim.

© vllaznia.al