Vllaznia s’fiton dot as ndaj Besës, vetëm barazim 0-0

252

Vazhdon momenti “jo” për Vllazninë. Ajo nuk ka arritur të fitojë as sot në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”, rezultati përfundimtar i së cilës ka qenë 0-0. Një lojë jo në nivelin e duhur e kuqebluve, ka bërë që ata të mos fitojnë dot dhe në një situatë të tillë, me barazimin e marrë, ato kanë zbritur në vendin e nëntë në renditje në fundin e fazës së dytë të kampionatit.


Ndeshja nuk ka patur shumë raste. Vetëm një në pjesën e parë, teksa Hajdari ka goditur shtyllën në minutën e 8-të të ndeshjes dhe po ashtu edhe ndonjë tentativë e dështuar e Bushiç për të shënuar, kanë qenë shumë pak për një skuadër që dëshiron të mos bjerë nga kategoria. Situata aktualisht në skuadrën tonë nuk është e mirë megjithatë sikur të mos mjaftonte barazimi i sotëm,në fund të takimit, gjatë futjes së futbollistëve në dhomat e zhveshjes, mesfushori kosovar i Besës Berisha ka fyer në gjuhën serbo- malazeze portierin e Vllaznisë Vujadinoviç. Pas kësaj, ka ndërhyrë Baci për të qetësuar situatën por edhe mbrojtësi kuqeblu ka marrë një goditje me grusht nga kosovari, veprim që ka sjellë pastaj në rrëmujë të vërtetë në korridor në mes futbollistëve të dy ekipeve. Një incident i panevojshëm por i provokuar mesa duket në mënyrë të qëllimshme nga futbollisti i Besës Berisha.

 

© vllaznia.al