Vllaznia, stafi largon 5 të huajt. Në pritje mbrojtësi serb Aleksiç

217

Tek Vllaznia nuk kanë fund ardhjet dhe ikjet e futbollistëve, kryesisht të huaj. Ditën e sotme, stafi drejtues i kuqebluve ka larguar nga prova pesë futbollistët e huaj që kanë qenë në stërvitje ditët e fundit. Bëhet fjalë për tre futbollistët shqiptaro- malazezë, Mollabeqiroviç, Divanoviç e Regjinoviç. Po ashtu është larguar edhe sulmuesi serb Smajoviç dhe mesfushori italian Papareli. Arsyeja e largimit ka qenë mosbindja e stafit teknik me në krye trajnerin Raineri për vlerat e tyre. Të pestë këta futbollistë nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e sotme. Të vetmit nga të ardhurit në provë që vazhdojnë të jenë prezent në stërvitje janë kosovari Osmani dhe lushnjari Xhafa. Por pritet që në vazhdim të vijnë edhe futbollistë të tjerë. Dy futbollistët e kampionatit shqiptar, Semiran Çela dhe Albi Llenga, do të jenë në provë për dy ditë me rradhë sepse Vllaznia ka nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes. Por nëse këta dy të fundit, do jenë për provë, një tjetër futbollist me peshë pritet të vijë tek skuadra shkodrane. Bëhet fjalë për mbrojtësi serb Radoslav Aleksiç. Ai është 28 vjeç dhe kohët e fundit ka luajtur në kampionatin bosnjak të futbollit. Mbrojtësi serb është 28 vjeç dhe i gjatë 190 centimetra. Edhe ky futbollist do jetë në provë por kuptohet që pa bindur stafin drejtues, nuk do të mundet të firmosë. Në ditët në vijim ndërkohë priten edhe të tjerë lojtarë cilësorë që do vijnë.
www.vllaznia.al