Vllaznia sytë nga Akademia. Firmos me 18 vjeçarin Uendi Vecaj

244

Përveçse nga merkatoja me lojtarë të tjerë jashtë Shkodrës për të forcuar ekipin e parë, drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia duket se asnjëherë nuk i heqin sytë nga Akademia e tyre. Pikërisht për këtë, mësohet se këto ditë administratori Astrit Gjyrezi ka firmosur një kontratë edhe me futbollistin 18 vjeçar Uendi Vecaj. Ky i fundit është nga elementët më të spikatur të ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia që është shpallur kampione dimri dhe po ashtu synon edhe fitimin e titullit kampion këtë sezon. KF Vllaznia ben te ditur se në vijim do ketë edhe kontrata të tjera me elementët më të spikatur të Akademisë. Klubi kuqeblu në fakt shquhet për punën me moshat dhe jo më kot, gjysma e ekipit sot është me lojtarë të Akademisë. Vecaj është një lojtar që luan në rolin e mesfushorit- sulmues. Pak shtatëshkurtër por shumë teknik dhe me të majtën e tij, ai dallohet për një teknikë të lartë të përdorimit të topit. Ndonëse nuk bëhet e ditur periudha e zgjatjes së kontratës, me siguri që ajo do të jetë afatgjate sepse Vecaj është një element tek i cili shpresohet shumë.

© vllaznia.al