Vllaznia- Tirana të mërkurën në ora 14.00 në “Loro Boriçi”

265

Ndeshja Vllaznia- Tirana, e vlefshme për javën e tretë të Superligës shqiptare do të luhet ditën e mërkurë në ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kështu ka vendosur Federata Shqiptare e Futbollit në njoftimin që ka shpërndarë sot për mediat por edhe për klubet përkatëse. Kjo konsiderohet një nga dy ndeshjet më të forta të kësaj jave sepse një tjetër betejë shumë e fortë pritet të jetë ajo e Korçës në mes Skënderbeut dhe Kukësit. Megjithatë e gjithë vëmendja e shkodranëve është e përqendruar në “Loro Boriçi”. Atmosfera në kampin shkodran duket shumë entuziaste këto dy ditë pas fitores që Vllaznia arriti në Kukës. Po ashtu, edhe në rradhët e tifozërisë ka shumë entuziasëm dhe kjo pritet të reflektohet edhe tek numri i tyre që do jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Këtë herë pritet të ketë shumë tifozë, për të mbështetur Vllazninë në arritjen e një tjetër fitoreje. Ballafaqimet me bardheblutë kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe të tilla pritet të jenë edhe këtë herë. E rëndësishme është që Vllaznia të fitojë dhe të kënaqë tifozët e saj të shumtë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit u kanë bërë thirrje atyre të jenë në stadium të mërkurën dhe të gjithë sëbashku të kontribuojnë për fitoren e rradhës.
© vllaznia.al