Vllaznia, tre pikë të arta në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit

210

Fitore e mrekullueshme ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme për Vllazninë, arritur në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit. Goli i Shtubinës në minutën e 49-të i ka dhënë tre pikët kuqebluve por heroi i vërtetë për kuqeblutë ka qenë portieri Vujadinoviç me pritjet e tij. Të rëndësishme kanë qenë tre pikët, me të cilat tashmë shkodranët ndodhen në vendin e tretë në renditje. Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë shumë e mirë për Vllazninë që krijon edhe 3-4 raste shënimi me anë të Krujës, Tomiç e Hajdarit por të pashfryëzuara dot. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 4-të të saj, një top i gjatë në zonën e Partizanit, grushtohet nga portieri Hoxha në dyluftimin ajror me Bushiç por topi shkon tek Shtubina që me një gjysmëkthesë e dërgon atë në rrjetë. Pas këtij goli, shkodranët gabojnë duke u tërhequr prapa në mbrojtje të rezultatit por i dhurojë terren kundërshtarit që krijon disa raste shënimi por pa sukses sepse në portën tonë ka qenë “gardiani” Vujadinoviç i cili i dha fitoren Vllaznisë. Tre pikë me shumë vlerë në transfertë dhe përballë një skuadre që ishte më mirë në renditje, sigurisht që konsiderohet një rezultat i shkëlqyer për skuadrën tonë.
PARTIZANI-VLLAZNIA   0-1
PARTIZANI: A.Hoxha, B.Krasniqi, Ibrahimi, Udoh, Demiri (Prenci 46′), G.Krasniqi, Buac (Malo 70′), Oladele, Hyshmeri, Mazrekaj, Dushku (Onome 63′). Trajner: Hasan Lika
VLLAZNIA: Vujadinovic, Gocaj, Kraja, Sykaj, Boci, Belisha, Tafili, Kruja (Dibra 90′), Shtubina (Bardulla 80′), Hajdari (Rexha 90+3), Busic. Trajner: A.Canaj
Shënues: Shtubina 49′
Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Rexha, G.Qirici
Kartonë të verdhë: Ibrahimi / Tafili, Kraja, Vujadinoviç
© vllaznia.al