Vllaznia U-19 analizë me pamje filmike të ndeshjes me Olimpik

239

Pavarësisht fitores së thellë 7-3 ndaj Olimpik në ndeshjen e fundit për kampionat, tek Vllaznia U-19 ka vend sërish për analizë. Madje edhe me pamje filmike. Ka ndodhur kështu pasditen e djeshme teksa dy trajnerët e këtij ekipi, Luan Zmijani dhe Nikolin Leka, po ashtu edhe përgjegjësi i Akademisë Ismet Hoxha, kanë qenë përpara futbollistëve për të analizuar këtë ndeshje.

Interesant është fakti se analiza është zhvilluar me pamje filmike. Përpara një ekrani të madh, trajneri Zmijani duke parë pamjet që ofronte dvd-ja e ndeshjes, është ndalur pikërisht tek momentet e pësimit të tre golave, të cilët kanë qenë plotësisht të evitueshëm. Ato kanë ardhur nga gabimet e portierit dhe të mbrojtësve, ndoshta më shumë nga nënvftësimi për shkak të rezultatit të thellë. Megjithatë stafi drejtues ka ngritur zërin që gjëra të tilla të mos ndodhi më dhe gabimet në lojë të jenë sa më të pakta. Duhet theksuar fakti se analiza të tilla me pamje filmike do zhvillohen shpesh. Kjo ngaqë është bërë e mundur nga ana e drejtorit sportiv Armir Grima që të regjistrohem me kamera të gjitha ndeshjet e Akademisë Vllaznia e kjo është një risi që klubi shkodran ka futur këtë sezon vetëm e vetëm që këto ekipe të jenë në qendër të vëmendjes edhe për të ardhmen dhe të punohet në mënyrë sa më sistematike me to për të nxjerrë elementin e duhur për ekipin e parë.
© vllaznia.al