Vllaznia U-19 fiton 7-0 ndaj Kukësit. Vllaznia U-17 3-0 aforfe

238

Vllaznia U-19 është e pandalshme. Ditën e sotme ka arritur një tjetër fitore në ndeshjen e rradhës dhe për më tepër, në shifra vërtetë të frikshme. Ajo ka mundur Kukësin me rezultatin e thellë 7-0. Ndeshja është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është dominuar tërësisht nga futbollistët shkodranë. Ata do të kalonin shpejt në avantazh me anë të Çokajt ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë do shënonin edhe Çinari dhe mbrojtësi Beci me kokë. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur në shifrat 3-0. Në të dytën rezultati do thellohej sepse kuqeblutë do të shënonin edhe katër gola të tjerë. Dy prej tyre kanë për autor sërish Çinarin ndërkohë që kanë shënuar edhe Medja e Dyca. Me fitoren e djeshme Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 33 pikëve duke mbajtur sërish vendin e parë në renditje, me 10 fitore dhe 3 barazime ndërkohë që golaverazhi është 45-12.
Vllaznia- Kukësi 7-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Qallekaj (Lopçi 75′), Beci, Hakaj, Kalaja (Hasani 67′), Kapaklija (Medja 53′), Krymi (Borshi 70′), Çinari, Dyca, Çokaj. Tr: L. Zmijani
Kukësi: A. Cengu, G. Muja, Prençi (Gjana 46′), Dina, Shehu, Halilaj, E. Cengu, Ibra, D. Muja, Jonuzi, Badalli. Tr: G. Shehu
Shënues: Çokaj 18′, Çinari 35′, 55′, 83′, Beci 45′, Medja 69′, Dyca 73′
Gjyqtarë: F. Borova (Shkodër), E. Gjoka, B. Pjetrushi (Lezhë)
Karton i verdhë: Shehu

*Vllaznia U-17 ndërkohë duhet të kishte luajtur edhe ajo dje me Kukësin, por ky i fundit nuk është paraqitur. Në kushte të tilla, pritet tashmë vendimi i Komisionit të Disiplinës për t’i dhënë fitoren 3-0 aforfe atij. Pas kesaj fitoreje, ky ekip eshte ngjitur ne vendin e dyte ne renditje.

© vllaznia.al