Vllaznia U-19 goleadë ndaj Tiranës, e mund thellësisht 6-2

245

Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe Vllaznia U-19 madje ajo ka fituar thellësisht 6-2 ndaj Tiranës. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” shkodranët kanë dominuar tërësisht në fushën e lojës. Vetëm në pjesën e parë ka patur rivalitet. Miqtë nga kryeqyteti shënuan që në minutën e 2-të pas një rrëmuje në zonën e vendasve dhe Cake e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 20-të të ndeshjes do të ishte Kabuni që do të barazonte shifrat. Ndërkohë po gjatë pjesës së parë Vllaznia ka fituar një 11-metërsh por Dyca nuk ka qenë i saktë nga pika e bardhë. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur në barazim 1-1. Në të dytën trajneri Zmijani bën dy lëvizje në formacion duke futur në mesfushë fillimisht Krymin dhe pastaj Çokajn dhe këto lëvizje do japin frutet e veta. Do ishte pikërisht Çokaj ai që do zhbllokonte rezultatin dhe kaq ka mjaftuar që Vllaznia të dilte në lojën e saj dhe për rrjedhojë i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e thellë 6-2 teksa do të shënonte sërish Kabuni, dy gola të tjerë do kishin për autor Dycën si dhe goli i fundit ka patur si shënues Çinarin. Përfundimisht tre pikë të tjera për kuqeblutë që vazhdojnë të ruajnë të vetëm kryesimin e këtij kampionati.
Vllaznia- Tirana 6-2
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Hakaj, Beci , Lopçi (Krymi 35’), Kapaklija, Dyca (Lakti 88’), Borshi (Çokaj 50) (Qallekaj 78’), Çinari, Kabuni, Kalaja. Tr; L. Zmijani
Tirana: Saraçi, Malaj, Zaja, Syla, Njebza, Hasanlli, Sallaku, Bogdani, Karameto, Hoxhallari, Cake. Tr: A. Kola
Shënues: Kabuni 20’, 75’,  Çokaj 67’, Çinari 80’, Dyca 82’, 87’/ Cake 2’, 83’ (11-m)
Gjyqtarë: B. Qato, B. Grepi, K. Cenaj (Tiranë)

© vllaznia.al