Vllaznia U-19 “shpartallon” 3-0 Flamurtarin. Në finale përballë Partizanit

215

Vllaznia U-19 vijon serinë e fitoreve dhe rrugën e saj drejt titullit kampion të Shqipërisë. Pas suksesit të pak ditëve më parë ndaj Partizanit, teksa pas fitores 3-1 ndaj tij, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Beqiri e Kaçi u shpallën kampionë të grupit A, mesditën e sotme ata kanë arritur një tjetër fitore të rëndësishme. Në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Flamurtarit, ndeshje kjo e luajtur në Pezë- Helmes të kryeqytetit, shkodranët kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj vlonjatëve. Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar Brahimi dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë. Në të dytën ka qenë mesfushori Rajçeviq që ka shënuar golin e dytë ndërsa për të mbyllur ndeshjen ka menduar sulmuesi Pusi që ka shënuar golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 ka fituar të drejtën të luajë në finale ku do të ndeshet me Partizanin i cili po sot ka fituar 4-2 ndaj Skënderbeut në ndeshjen tjetër gjysmëfinale. Ndeshja finale pritet të zhvillohet këtë fundjavë.

© vllaznia.al