Vllaznia U-19 sot në finalen e Kupës. Synon fitoren e troefeut

229

Pasditen e së enjtes në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë për U-19 në mes Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës. Një ndeshje që është vlerësuar maksimalisht nga futbollistët dhe stafi teknik i ekipit tonë. Po ashtu, edhe nga drejtuesit e klubit të cilët kanë bërë të mundur udhëtimin dhe akomodimin në Elbasan një ditë para ndeshjes për ekipin.

Gjendja e këtij të fundit duket shumë e mirë. Trajneri Zmijani ka besim se skuadra mund t’ia datë ta fitojë këtë ndeshje, rrjedhimisht edhe këtë trofe. KF Vllaznia i uron suksese djemve tanë 19 vjeçarë duke shpresuar që pas trofeut të titullit kampion të sezonit të kaluar, të sjellin në Shkodër tashmë edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
© vllaznia.al