Vllaznia U-19 tjetër fitore. Ruan sërish vendin e parë në renditje

198

Me fitore e ka mbyllur edhe javën e parafundit të kampionatit ekipi i 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e rradhës ata kanë pritur në Shkodër ekipin e Kukësit dhe ndonëse në pamje të parë konsiderohej e lehtë, nuk ka rezultuar kështu. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 0-0 ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, do të kishte Lekaj ai që do të zhbllokonte rezultatin ndërkohë që ’79, kuqeblutë e trajnerit Beqiri do të fitonin edhe një 11-metërsh që do të kthehej në gol nga Rajçeviq duke e çuar në dy numrin e golave dhe me të do të mbyllej kjo ndeshje.Me këtë fitore, Vllaznia U-19 mban vendin e parë sërish në renditje, një javë para fundit të fazës së dytë të kampionatit dhe ka siguruar fazën e play off-it. Megjithatë objektivi i saj padyshim që do të jetë mbajtja e vendit të parë edhe pas javës së ardhshme në mënyrë që ta mbyllë kampionatin në krye të renditje. Sakaq, kjo javë ka rregjistruar një rezultat aspak të këndshëm për Vllazninë U-17 që është mundur 1-8 nga Tirana.Kuqeblutë kanë luajtur me formacionin e dytë në këtë takim duke i dhënë mundësinë edhe lojtarëve të stolit për të luajtur por në fakt, ata nuk kanë treguar vlerat e veta në këtë takim të parafundit të kampionatit.

 

© vllaznia.al