Në lidhje me një lajm të publikuar sot në një të përditshme sportive në lidhje me futbollistin Landry Mulemo që është në provë tek ekipi jonë, është drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka që sqaron të gjithë të vërtetën duke përgenjështruar ato që janë shkruar.
KOMUNIKATË PËR SHTYP E DREJTORIT SPORTIV TË KF VLLAZNIA EUGENT ZEKA
“Duke ju referuar pavertësisë dhe dashakeqësisë së disa artikujve gjatë kësaj jave, në lidhje me lojtarin e afruar pranë Vllaznise. Jo vetëm në shenjë falenderimi, por edhe në respekt të nënshtetësisë, ngjyrës dhe profesionalitetit të lojtarit Landry Muleno, njoftoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që lojtari ndër fjalë ka afruar gadishmërinë dhe aftësitë e tij profesionale pranë Vllaznisë, me qëllimin vetëm për të ndihmuar skuadrën tonë dhe me kondicionet pa dëmtuar apo rënduar aspak ekonomikisht arkat e klubit tonë, si tani ashtu edhe në vazhdim. Gjithashtu, informoj që lojtari Landry Muleno edhe ka udhëtuar me shpenzimet e veta dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje kontraktuale me atë që t’i paguhen të ardhura ekonomike, si për periudhën e testimeve të akorduar ashtu edhe pas asaj, në çdo rast. Për më shumë, pas periudhës së testimeve pranë skuadrës, do të jemi ne punonjësit e klubit, që mbulojmë aspektin teknik dhe sportiv, ato që do të marrim vendim për mundësinë e bashkëpunimit apo jo me lojtarin për periudhën e sezonit futbollistik të mbetur. Së fundi, nga ana personale informoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që e vetmja rrugë që kam për të luftuar, dashakeqësinë dhe gënjeshtrën është vetëm distancimi nga ato tipare dhe përpjekja ime gjithmonë për zhvilluar tek unë kualitetet e kundërta të tyre.