Z/Presidenti Isufi 3 milionë lekë premio për barazimin në Vlorë

247

Pavarësisht zhurmës së krijuar në media për probleme në mes Bashkisë Shkodër dhe kompanisë zviceriane “Gea Sport” për mosrespektimin e kontratës që ata kanë firmosur në korrik të këtij viti, kjo situatë duket se nuk ka ndikuar aspak tek futbollistët dhe stafi drejtues. Ata vazhdojnë me programin e tyre stërvitor duke e patur mendjen vetëm tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Apolonisë së Fierit. Themi se futbollistët dhe stafi nuk e kanë shumë mendjen tek ato cfare shkruhen ne gazeta sepse edhe sot, zëvendëspresidenti Isufi ka takuar futbollistët para seancës stërvitore të paradites duke i garantuar se nuk ka asnjë problem sa i takon pagesës së rrogave. Ato janë të garantuara, në mos nga kompania “Gea Sport” do të jepen nga Bashkia Shkodër. Sipas tij, ata qe e kane lidhur kontraten, ata do te flasin me konkretisht edhe per zgjidhjen nese gjerat nuk shkojne mire por deri me tani nuk ka sinjale te tilla dhe palet jane te angazhuara ne maksimum per te bere me te miren per skuadren Madje, vetë zëvendëspresidenti Isufi, ka dhënë një premio prej 3 milionë lekësh shpërblim për futbollistët e ekipit, për dy barazimet e fundit të arritura ndaj Tiranës dhe Flamurtarit. Ky shpërblim I dhënë sigurisht që është një tregues se situata në klubin shkodran nuk është aq problematika sa mund të pasqyrohet në media.  Ndërkohë trajneri Raineri i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme dy ndeshjet e rradhës që Vllaznia do të zhvillojë në fushën e saj, pikërisht ndaj ekipeve të Apolonisë dhe Elbasanit. Këto dy ekipe patjetër duhen mundur dhe në rradhët e kuqebluve sigurisht që nuk ka asnjë lloj nënvlerësimi.

www.vllaznia.al