Zyrtare: Erjon Vucaj firmos për Vllazninë

226

Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e skuadrës tonë në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran ka qenë në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë. Në këtë mënyrë, 26 vjeçari do t’I bashkohet menjehere skuadrës në stërvitje. Ky padyshim që është një përforcim shumë I rëndësishëm për trajnerin Armando Cungu nisur nga vlerat sportive që ai posedon.

© vllaznia.al