Paraditen e sotme nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Bylis

151

Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me ndeshjen e skuadrës tonë- Vllaznia, atë që do të luajë ndaj Bylisit në orën 18.00 të pasdites të së hënës në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqeblutë të cilët padyshim që do të tentojnë të rikthehen tek fitorja pas disfatës të javës së kaluar në Laç. Pavarësisht mungesave që do të ketë, ekipi është i vendosur që do të arrijë sukses në këtë përballje dhe natyrisht që pret edhe mbështetjen e tifozëve të zjarrtë të tij. Ju bëjmë me dije se shitja e biletave do të nisë që nga paraditja e së dielës teksa sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura që në orën 10.00. Çmimet e biletave për këtë takim do të jenë si më poshtë:
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A-B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
Prania e tifozërisë shkodrane në stadium në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme prandaj ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë përballje shumë interesante.
© vllaznia.al