Pas tetë fitoresh rradhazi, ndalet Vllaznia

281

Pas tetë fitoresh rradhazi në kampionat, Vllaznia është mundur në kampionat. Ka ndodhur kështu në takimin e luajtur pasditen e së dielës në Pezë- Helmës teksa ajo është mundur me rezultatin 0-2 nga Dinamo. Në pjesën e parë ka qenë Kolgecaj ai që do të zhbllokonte shifrat në minutën e 38-të me një gjuajtje nga jashtë zone. Në të dytën, Vllaznia iu afrua golit të barazimit në 2-3 momente por nuk ka ndodhur kështu. Madje në minuten e 85-të ka qenë Çema ai që ka dyfishuar shifrat për Dinamon dhe më pas deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, nuk do të ndodhte asgjë më në fushën e lojës. Dinamo fiton kësisoj 2-0 ndaj Vllaznisë e cila do ketë edhe dy sfida të tjera për të luajtur deri para finales me Bylisin. Ajo vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje dhe këto dy ndeshje do t’ i shërbejnë stafit teknik për mbajtjen në tonus të skuadrës pikërisht për këtë finale.
© vllaznia.al