Paulin Ndoja rinis punën pranë Akademisë Vllaznia për stërvitjen e portierëve të rinj

168

Pas një shkëputje disamujore Paulin Ndoja rikthehet sërish të punojë tek Akademia Vllaznia. Nga dita e sotme ai ka nisur punë si përgatitës i portierëve të saj. Jemi të bindur se me përvojën e tij 32 vjeçare në këtë detyrë, mjeshtri Ndoja do të japë ndihmën e duhur për përgatitjen e portierëve të së ardhmes për Vllazninë. Pas kalimit të Ideal Lekiqit në stafin e ekipit të parë, ky vend kishte mbetur bosh dhe thirrjes së drejtuesve të klubit për të marrë këtë detyrë, mjeshtri Ndoja i është përgjigjur pozitivisht dhe nga sot ka nisur zyrtarisht punën pranë Akademisë Vllaznia.
© vllaznia.al