Për familjen “Vllaznia”…

460

Ashtu si të gjithë, edhe ne jemi të trishtuar që kemi humbur ndeshjen finale kundër Bylis. Kishte shumë faktorë pse, por më e rëndësishmja është se javët e fundit i hapen sytë çdo ëndërrimtari.
Ne e ndërtuam këtë ekip për t’u promovuar në Superligen e Shqipërisë dhe e dinim që nga fillimi se nuk ka asnjë shans që kjo të jetë nje skuader e suksesshme në Superligë.
Megjithatë, ne falënderojmë lojtarët që kanë bërë punën e tyre për të derguar Vllazninë më herët, në vendin që i perket, pra Superligë.
Ashtu siç i kemi thëne muaj më parë shumë herë Lojtarëve, bëhet fjalë vetëm për Vllazninë dhe nuk ka asgjë personale. Kjo do të thotë që kemi nevojë për një Vllazni më të fortë dhe shumë lojtarë do të largohen nga klubi.
Kjo është gjithashtu arsyeja pse kemi bërë në fillim të sezonit kontrata vetëm 1 vjeçare për shumicën e Lojtarëve. Vetëm lojtarët si Krymi ose Gurishta kanë kontratë edhe për në Superlige, sepse kemi menduar që në fillim për to.
Por edhe lojtarët e rinj që kanë kontrata afatgjata (të nënshkruara para disa vitesh), të cilët nuk kanë kapacitet për Superlige, do të largohen, sepse ne duam vetëm lojtarë të rinj që kanë aftësi për të luajtur në të ardhmen për Vllazninë. Këtë vit ne kemi një brez të mirë në grupin e U19 dhe kemi nënshkruar tashmë me disa nga këta lojtarë.
Në të njejtën kohë drejtori sportiv filloi që në janar interesimin për Superligën duke bërë një raport me analizat përkatëse rreth lojtarëve shqiptarë që mund të ndihmojnë ekipin. Në javën e fundit ne kemi filluar të kontaktojmë me këta lojtarë.
Muajin e kaluar drejtori sportiv ka udhëtuar për të parë lojtarë të huaj, financiarisht të mundshëm për ne, të cilët mund të na ndihmojnë në Superligë.
Vitin e kaluar filluam shumë vonë dhe nuk kishim kohë për të përgatitur diçka. Këtë sezon ne do të jemi të përgatitur qe të mos kemi një ëndërr të keqe si ajo e herës së fundit në Superligë.
Klubi i Futbollit Vllaznia