Pesë futbollistë të Vllaznisë grumbullohen të hënën me kombëtaren U20

547

Të hënen kombëtarja U20 do të zhvillojë grumbullimin e rradhës. Për tre ditë me rradhë në Durrës, trajneri Biturku do të zhvillojë disa seanca stërvitore me futbollistët që ka përzgjedhur. Nga rradhët e Vllaznia U19 këtë herë janë ftuar plot pesë futbollistë në këtë grumbullim.Bëhet fjalë për portierin Kristi Qarri, mbrojësit Elmir Lekaj dhe Serjan Repaj si dhe dy mesfushorët Uheid Hoxha e Eridon Qardaku.Thirrja e pesë futbollistëve nga ekipi U19 i Akademisë Vllaznia që vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë, është treguesi më i mirë i vlerave që këto futbollistë kanë. Megjithatë karriera e tyre ka ende rrugë për të bërë dhe padyshim që ftesa të tilla në kombëtare janë një nxitje më shumë për të ecur edhe më përpara.
© vllaznia.al