Safet Osja emërohet zëvendëstrajner tek ekipi i Vllaznisë

409

Emërimi i Elvin Beqirit në postin e trajnerit të ekipit kombëtar U17, ia ka bërë të pamundur vazhdimin e punës si zëvendëstrajner i ekipit të parë të Vllaznisë. Për këtë arsye, ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Drejtuesit e klubit, në bashkëpunim edhe me trajnerin Hasan Lika kanë vendosur që në vend të tij të emërojnë një tjetër emër shumë të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për ish- futbollistin e njohur të Vllaznisë Safet Osja. Nga pasditja e sotme, ai do të nisë punën me ekipin. KF Vllaznia i uron suksese në detyrën e tij të re Safet Osjes duke shpresuar që të gjithë sëbashku të arrijmë objektivin që kemi: Ngjitjen në Superligë!
© vllaznia.al