Shqipëria mund 2-0 Qipron. Në fushë 6 futbolliste të Vllaznisë

590

Kombëtarja shqiptare e femrave ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e radhës eliminatore për UEFA Women’s Euro 2021 që do të zhvillohet në Angli. Vajzat kuqezi kishin përballë Qipron, me ndeshjen që është luajtur në Larnaka pa praninë e tifozëve, dhe kanë triumfuar me rezultatin 2-0, falë golave të Megi Doçit dhe Zylfie Bajramajt.
Një rol të rëndësishëm në këtë fitore padyshim që kanë luajtur gjashtë futbollistet e Vllaznisë që kanë qenë titullare në formacion nga minuta e parë dhe pikërisht bëhet fjalë për mbrojtëset Albina Rrahmani, Arbiona Bajraktari e Sara Maliqi, mesfushoret Esmeralda Franja dhe Luçije Gjini si dhe sulmuesja Megi Doçi. Kjo e fundit madje ka qenë edhe njëra prej autoreve të golave të fitores. Në minutën e 33-të ajo ka kthyer në gol një 11-metërsh të dhënë për kombëtaren tonë.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Rexhepi; Elezaj; Bajraktari; Rrahmani; Maliqi; Bajramaj (’90 Jashari); Morina; Krasniqi; Doçi; Gjini (’82 Bejleri); Franja (’90)
© vllaznia.al