Shtyllat ndalin Vllazninë, barazim ndaj Luftëtari

365

Vllaznia godet dy here shtyllat por nuk arrin te shenoje gol dhe per rrjedhoje, takimi me Luftetarin ne “Loro Boriçi” pa tifoze eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0.Ne pjesen e pare Luftetari veç eshte mbrojtur dhe nuk ka arritur te godase asnjehere porten e Sherrit. Nga ana tjeter, Vllaznia ka luajtur me perpara, ka krijuar edhe disa raste por pese minutat e fundit kane qene me te bukurat.Fillimisht Malota me koke ve ne prove portierin Paiteris, me pas Shehi ka nje mundesi te arte dhe pas tij ka qene Zogaj shume prane golit teksa gjuan me koke dhe topi godet traversen e portes se Luftetarit. Pjesa e pare mbyllet 0-0.Ne te dyten epersia e Vllaznise rritet dhe trajneri Jonuz hedh ne fushe edhe sulmuesin Uenderson i cili ka nje mundesi te arte per te shenuar por topi i goditur prej tij perfundon mbi traverse.Ne minuten e 79-te Uenderson pason per tek Lika qe ne nje pozicion te volitshem gjuan jashte. Ne minuten e 87-te Lika godet dhe topi perplase ne shtylle. Ne minuten e 92-te godet Pusi me koke por topi eshte mbi traverse.
Vllaznia- Luftetari 0-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor (Pusi 83′), Kruja, Emerson, Lika, Shtubina (Bardulla 62′), Zogaj (Uenderson ’56). Trajner. Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Dushkaj, Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj. Trajner. Jorgos Marantas
Arbiter: Laver Alla (Lushnje)