Sot ndeshja e shumëpritur. Eja edhe ti, për Vllazninë!

261

Sfida e shumëpritur po afron. Vllaznia- Tirana do startojë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi i Vllaznisë që prej mbrëmjes së djeshme është i grumbulluar në një nga hotelet në periferi të qytetit dhe po bëhet gati për sfidën e pasdites. Nga ana tjetër, vetë klubi ynë është duke marrë të gjitha masat organizative për mbarëvajtjen e këtij takimi. Nga ajo çfarë konstatojmë, interesimi për këtë takim është shumë i madh nga ana e tifozëve tanë dhe kjo shihet edhe tek numri i madh i biletave të shitura gjatë ditës së djeshme. E njëjta gjë po ndodh edhe sot teksa shumë tifozë janë dyndur pranë sporteleve për sigurimin e biletave. KF Vllaznia ju bën thirrje edhe njëherë tjetër që të marrin biletat gjatë gjithë ditës për të shmangur konfuzionin që mund të krijohet para ndeshjes. Po ashtu, do ju kërkonim që edhe hyrja në stadium të bëhej më herët sesa orari i ndeshjes. Mbesim me shpresë se gjithçka do të jetë ashtu si duhet dhe Vllaznia ka për të kënaqur tifozët e saj me lojën që do të zhvillojë dhe rezultatin që do të arrijë në fund të 90 minutave.
Ju kujtojmë edhe njëherë tjetër çmimet e biletave për këtë ndeshje të cilat do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP 1 000 lekë
Tribuna A-B 500 lekë
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E5 300 lekë