Sot në 13.30 sfida e kthimit e Kupës së Shqipërisë, Kamza- Vllaznia

154

Sot në orën 13.30 në stadiumin e qytetit të Kamzës do të luhet ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në mes ekipit vendas dhe Vllaznisë. Siç dihet, ekipi ynë e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe padyshim që ka shanset për të kaluar në turin tjetër të kompeticioni. Skuadra ka udhëtuar që mbrëmë drejt Tiranës dhe është gati për të përballur këtë sfidë të rëndësishme. Trajneri Lika dhe futbollistët janë optimistë se mund t’ia dalin për ta kaluar me sukses këtë kundërshtar.
© vllaznia.al