Stadiumi i Ri Kombëtar hap dyert me ndeshjen Vllaznia-Apolonia për femra

756

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia. Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky padyshim qe eshte nje vleresim per futbollin e femrave dhe ne veçanti per ekipin e Vllaznise i cili ka qene emblema e ketij futbolli prej vitesh si ne arenen kombetare ashtu edhe ne ate nderkombetare.