Të shtunën nis Kupa e moshave, Vllaznia U19 me Partizanin, ajo U17 me Internacional

506

Këtë fundjavë do të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat. Në bazë të rregullores së kësaj Kupe, ku marrin pjesë plot 16 ekipe për secilën moshë, janë përzgjedhur në mënyrë të tillë: 8 skuadrat e renditura më mirë në grupin A dhe 8 skuadrat e renditura më mirë në grupin B. E njëjta procedurë është ndjekur për të dyja moshat. Në bazë të këtij përcaktimi janë përcaktuar edhe çiftet e turit të parë të Kupës, ndeshjet e të cilit do të zhvollohen këtë fundjavë në Kamëz. Kështu, Vllaznia U19 do të ndeshet me ekipin e Partizanit të shtunën në orën 14.00 ndërsa Vllaznia U17 do të ndeshet me Internacional po të shtunën por në orën 12.00. FSHF po ashtu ka përcaktuar edhe skemën e turit të dytë dhe Vllaznia U19 në rast kualifikimi ndaj Partizanit, në turin tjetër do ndeshet me fituesin e çiftit Akademia- Laçi. Ndërkohë që Vllaznia U17 do të ndeshet në rast kualifikimit me fituesin e çiftit Tirana- Akademia. Kujtojmë se vitin e kaluar Vllaznia U19 është shpallur fituese e këtij trofeu, ndërsa ajo U17 ka shkuar deri në finale. Urojmë që të tilla paraqitje të tregojnë edhe në edicionin e sivjetëm.
© vllaznia.al