Tjetër fitore për Vllaznia U15, ngjitet në krye të renditjes

414

Vllaznia U15 merr nje tjeter fitore ne kampionat, madje shume te thelle dhe vijon rrugetimin e saj te suksesshem ne kampionat. Ne ndeshjen e rradhes, kuqeblute e drejtuar nga Nefail Zhejani kane fituar me shifrat e thella 10-0 ndaj Shenkollit.Per ta arritur kete fitore nuk ka qene aspak e veshtire sepse niveli i kundershtarit ka lene shume per te deshiruar. Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 17-te me ane te sulmuesit Kola dhe nje minute me vone ka qene Halili qe ka dyfishuar shifrat. Gjate pjeses se pare do te kishte edhe tre gola te tjere teksa kane shenuar serish Kola e Halili nderkohe qe te pestin e shenoi Zaganjori.Ne te dyten serish e njejta histori ndonese ekipi shkodran kryen shume zevendesime duke i dhene mundesi edhe lojtareve te stolit te luajne. Ne kete pjese do te kishte serish 5 gola te tjere dhe ato kishin per autore Tafilin, Qokthin 2 here, Zefin dhe Uruçin. Perfundimisht 10-0 dhe Vllaznia U15 ngjitet ne kuoten e 24 pikeve pas javes se 9-te te kampionatit duke qene tashme me pike te barabarte me Tiranen dhe Internacional. Kjo tregon se faza e dyte e kampionatit ka per te dhuruar nje sfide shume interesante me keto dy ekipe ne lufte per vendin e pare te renditjes.
© vllaznia.al