Tjetër fitore për Vllazninë. Fiton 4-0 ndaj Besëlidhjes

455

Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Besëlidhjes dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt Superligës, arritja e së cilës tashmë është thjesht një formalitet për t’u kryer. Në takimin e luajtur në “Loro Boriçi” gjithçka është vendosur në 45 minutat e dyta. Ai ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish- futbollistët të Tiranës, por edhe Vllaznisë dhe ekipit tonë kombëtar, Ali Memës. Sa I takon lojës, pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë nuk do dhuronte gol. Në fillimin e pjesës së dytë, Kamara për Besëlidhjen ka goditur traversën në minutën e 51-të por vetëm kaq. Por pa kaluar dy minuta, shkodranët kalojnë në avantazh. Braziliani Zhunior ka shenuar nje supergol ne minuten e 53-te te ndeshjes. Më pas vijnë edhe tre gola të tjerë shënuar nga Ignat, Kruja dhe Hajdari që kompletojnë kësisoj fitoren e thellë 4-0 të Vllaznisë ndaj Besëlidhjes.
Javën e ardhshme, Vllaznia do ta ketë pushim ndërkohë që më pas do të udhëtojë për sfidën me Erzenin, dhe në rast fitoreje, kuqeblutë edhe matematikisht do të sigurojnë ngjitjen në Superligë.
© vllaznia.al