Trajneri Jonuz i bindur: Vllaznia synon pikë ndaj Teutës

56

Vllaznia ka një përballje të vështirë nes♪ në Duurës. I këtij mendimi është edhe trajneri I Vllaznisë, Mirsad Jonuz. Ai në daljen e tij të zakonshme për mediat para përballjes në kampionat është shprehur I bindur se skuadra do të kërkojë maksmumin në këtë takim. Ai ka folur edhe për lojtarët të ardhur këtë vit tek Vllaznia, ndërsa është në pritje edhe mbrojtësit ugandez Godfrey.

Dy javë përgatitje për takimin me Teutën, është plotësisht i gatshëm ekipi?

Mund të them se skuadra është gati. Kemi patur shtatë ditë kohë që të punojmë fort. Kemi patur dhe një ndeshje miqësore. Do të shikojmë sesi është situata me lojtarët e rinj. Pas tre takimeve të para janë paraqitur mjaft probleme për lojtarët që janë dëmtuar. Siç e dini Gligorov është i dëmtuar që nga takimi I parë. Një ditë stërvitet mirë ditën tjetër ka përsëri problem. Prandaj do ta shikojmë sesi do të jetë gjendja e tij. Para tre ditësh ka filluar që të stërvitet normalishte dhe Emerson do ta shikojmë deri sot sesi do të jetë. Krymi është I pamundur për të luajtur në këtë takim. Por mund të them se pjesa tjetër e ekipit është në formën e tyre më të mirë.

Sa e njihni Teutën?

Kemi luajtur me Teutën një përballje miqësore në Korçë. Ne I njohim mirë ato por edhe ato na njohin mirë neve. Kjo ndeshje do të jetë shumë e fortë dhe ne si skuadër do të japim më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv. Kemi disa dyshime përsa I përket 11-shes së parë. Pas stërvitjes së sotme, pastaj do të shikojmë.

A jeni I kënaqur me rezultatet e deritanishme?

Mendoj se jam I kënaqur me rezultatet e deritanishme. Gjithçka ka qenë objektive e subjektive përsa I përket dy ndeshjeve me Bylisin e Tiranën. Prandaj gjatë këtyre ditëve kemi punuar me lojtarët edhe në aspektin e përgatitjes së tyre psikologjike dhe analizës përsa I përket ndeshjeve së kaluara dhe ndeshjes së rradhës. Nëse shikojmë listën e lojtarëve të ekipit mund ta shihni qartë se ka shumë lojtarë të rinjë dhe të gjithë duhet që të futen dhe të japin më të mirën e tyre ashtu siç duhet.

Kur pritet që të vij mbrojtësi Godfrey, pasi keni afro dy javë që thuhet se do të mbërrijë në Shkodër?

Unë pres qënë ditët në vazhdim të vijë. Është një proçedurë administrative. Se e vetmja ambasadë në Afrikë ndodhet në Egjipt dhe ai po pret për të marrë vizën.

Do shkoni për fitore në Duurës?

Bashkarisht do të gëzoheshim nëse do të fitojmë dhe do të ishte diçka shumë e madhe për skuadrën. Unë personalisht e ndjej që do të kthehemi me një rezultat pozitiv. Unë gjithmonë kam mendime optimiste. Nuk marrë fare parasysh sesi është Vllaznia.

Thatë që Emersoni ka problem, po dyshja tjetër braziliane Hygor e Wenderson ka ardhur në formën e duhur?

Hygor do të jetë që në start në takimin me Teutën. Ndërsa kam një dilemë nëse do të jetë Zogaj apo Wenderson. Emerson ka patur një dëmtim dhe duhet që ta ruajmë që të rikuperohet plotësisht. Por në ekipin tonë nuk janë vetëm bralizianët, kemi shumë lojtarë që kanë ardhur e që pritet më e mira prej tyre. Kemi Shehin, Ramadanin, Markun, Shtubinën, Gligorov, Ristevski, të gjithë këto duhet që të sistemohen siç duhet dhe nuk mund që ta bësh këtë gjë si një magjistarë. Nëse nuk ka një mbështetje të gjithëve atëherë situate mund të jetë shumë më e vështirë. Them se duhet që të ulemi dhe të flasim edhe me tifozët. Me të vërtetë ato janë tifozëria numër një në Shqipëri, por pse duhej që të gjuhej me shishe. Ne gjithë sëbashku jemi një skuadër.

A është normale që të afrohen në skaudër afro 14 lojtarë dhe më shumë se gjysma ende nuk janë të gatshëm?

Shkaku është se ato erdhën vonë. Ato duhet që të përgatiten fizikisht. Unë nuk I kam patur këto në fillim dhe dalëngadalë po formojmë skuadrën me 25 lojtarë. Situata është normale. Pa asnjë lloj problemi. Mund të ketë edhe dëmtime, por unë shof dëshirën e futbollistëve të cilët janë të gatshëm që të japin gjithçka prej vetes.

Pas tre takimeve të para shumë të shpeshta ë pak ditë diferencë njëri nga tjetri, theksuat se ishin të lodhshme për ekipin. Tani pas kësaj pause, mund të presim që të shikojmë një Vllazni ndryshe?

Nomalisht që këto ditë ne kemi punuar shumë në aspektin fizik. Tre brazilianët kanë ardhur vonë, Ramadani ka qenë I dëmtuar dhe tani është rikuperuar. Shpresoj që këto dhe pjesë tjetër e ekipit të bëjë më të mirën dhe të kemi atë që ne dëshirojmë.