Trajneri Jonuz: Kukësi s’ është i vështirë. Ai ka sulmin më të mirë, ne kemi mbrojtjen më të mirë

560

Sfida e nesërme ndaj Kukësit pavarësisht se në pamje të parë konsiderohet e vështirë për Vllazninë, ngaqë luhet ndaj një ekipi pretendent dhe për më tepër në transfertë, por nuk mendon kështu trajneri Mirsad Jonuz. Në prononcimin e tij për mediat gjatë konferencës së sotme për shtyp, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar skuadrën e tij dhe moralin e lartë që kanë futbollistët në këtë pragndeshje.”Sfida me Kukesin nuk eshte aspak e veshtire, ne nuk kemi se çfare te humbim, mundemi vetem te fitojme. Do ta shohim neser si do te jete ne fushe ky takim. Kam pare disa video te ndeshjeve te Kukesit brenda dhe jashte, kane sulm te mire, por edhe ne kemi mbrojtje te mire.Te shohim se çfare do te ndodhe, mendoj se do te jete mire per ne. Kukesi ka edhe mbrojtje te mire, por une u ndala tek sulmi sepse kane ne dispozicion Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca etj. Megjithate une besoj se do ia dalim sepse kemi filluar te fuksionojme ashtu si duhet. Te gjithe lojtaret do t’i kem te gatshem, sot zhvilluam edhe stervitjen e fundit dhe gjithçka duket mire. Sa i takon formacinit, do te kete levizje vetem taktike. Ne ndeshjen do te hyjme me idene e qarte per te fituar, pastaj çdo rezultat pozitiv eshte i mire. Sot ne stervitjen e fundit me ekipit, kam vene re qe edhe tek sportistet eshte nje situare optimale dhe kjo me ben entuziast edhe mua”- ka deklaruar numri 1 i pankines shkodrane.
© vllaznia.al