Trajneri Jonuz: Ndaj Tiranës për të kaluar momentin e keq

135

Vllaznia do të luajë nesër ndaj Tiranës ndeshjen e rradhës, me të cilën do të hapet edhe java e 12-të e Kategorisë Superiore. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat trajneri Mirsad Jonuz që është ndalur edhe tek dënimi i tij nga Disiplina, por më shumë ka folur në lidhje me skuadrën dhe besimin se ajo mund t’ia dalë të rikthehet sërish tek rezultatet pozitive. Më poshtë keni të gjitha pyetjet e bëra në adresë të tij dhe përgjigjet nga ana e trajnerit Jonuz:

Nesër një nga përballje Tirana e Vllazni, cili është komenti juaj për këtë takim, duke qenë se është një sfidë tradicionale?
-Është shumë keq që ky takim të luhet pa spektatorë. Futbolli luhet për tifozët. Duhet bërë diçka që përballje të tilla të kenë praninë e spktatorit. Këto janë dy klube historike ështëmekat që të luhet pa tifozë. Ne e njohim mirë Tiranën. Ato kanë ndryshuar trajner dhe kanë ndryshuar në lojë e rezultate. Në Shqipëri të gjithë tanimë ekipet e njohin mirë njëri tjetrin. Faza e parë ka përfunduar dhe tani të gjithë i dinë mirë anët pozitive dhe problematikat e çdo skuadre. Unë kam biseduar këto dy- tre ditët e fundit me lojtarët e mi në lidhje me takimin e kaluar. Ju kam dhënë një mesazh që nga ai rezultat duhet që të dalim edhe më të fortë. Është krejt normale që nga ndonjëherë skuadra të jetë në krizë. Ne jemi në krizë rezultatit dhe psikologjike. Nuk është krizë e gjendjes së lojtarëve. Edhe këto 15 pikë që kemi arritur mund të thuhet se është një rezultat I kënaqshëm. Edhe pse i pari dhe dhe i dyti kanë nga 21 pikë me një fitore gjithçka ndryshon.

-Çfarë keni ndryshuar?
-Ne kemi treguar se si skuadër luajmë më mirë jashtë. Unë kam bisdeuar me lojtarët e mi që të përqendrohen vetëm tek temat e futbollit dhe tek gjendja e tyre sportive. Në këtë situatë përballja me Tiranën është një sfidë shumë e madhe për lojtarët e mi. Lojtarët mendoj se janë të gatshëm për këtë takim. Unë kërkoj nga lojtarët që të japin gjithçka nga vetja dhe rezultati do të vij vetë.

-Para këtij takimi skuadra duket e kompletuar?
-Po është shumë e rëndësishme që për këtë takim kthehen Gurishta, Ramdani e Hygor. Kjo është diçka shumë pozitive se kur të mungojnë katër lojtarë është shumë, ndërsa ti kesh është një favor shumë I madh. Ndërkohë, nga sot e në vazhdim ne nuk do ta japim asnjë looj komenti as nga vendimet e federatës dhe as nga vendimet e arbitrave. Ne të gjithë do t’ia lëmë klubit. Të gjithë duhet që të qetësohemi pak dhe të përqendrohemi në punën tonë. Këto lojtarë ishin që fituan 15 pikë dhe besoj se do të arrijnë edhe shumë pikë të tjera.

-Ndonjë peng për takimin me Bylisin?
-Diçka më ka lindur në kokë pas kësaj ndeshje. Se ne mund të bëjmë më mirë sesa kemi bërë deri tani. Nuk është situate e parë që unë jam përballë me një situatë të tillë. Unë sëbashku me skuadrat që kam drejtuar kam arritur që ta kalojmë.

-Diçka për formacionin që do të luaj% ndaj Tiranës?
-Po shikoj se cilët lojtarë do të jenë të gatshëm për këtë takim. Sepse kemi disa lojtarë që kanë dy apo edhe tre kartona. Se nuk përfundon kampionatio me Tiranën po kemi edhe takime të tjera shumë të rëndësishme. Prandaj mos më pyesni për formacionin që do të përballet me Tiranën.

-Sa do të ndikojë tek skuadra mungesa juaj në pankinë?
-Ne e përgatisim si përherë skuadrën para ndeshjes. Dyshja e zëvendëstrajnerëve me Osjen e Lekiqin është e hapur, nuk kemi çështje të panjohura. Edhe gjatë atyre 90 minutave ne do të jemi në një lloj kontakti. Por mendoj se edhe në këto kushte lojtarët e mij, pavarësisht vështirësisë, do të japin maksimumin e tyre.

-Vllaznia është një skuadër që historikisht kur ka patur një krizë e ka patur të vështirë për të dalë prej saj. Çfarë ke bërë që të kalohet sa më shpejt kjo krizë?
-Unë kërkoj nga të gjithë edhe nga ju që të kemi një reagim pozitiv nga lojtarët, nga trajnerët e mij por edhe nga ju. Kjo na ndihmon që të dalim nga kjo situatë. Unë nuk do të flas për stresin e lojtarëve. Por ajo që kam vënë re është se sa herë ne luajmë në shtëpi, sa herë na sulmon skuadra kundërshtare, kemi probleme. Duhet që ta heqim nga koka këtë problem. Duhet që lojtarët ta nxjerrin nga vetja kompleksin e inferioritetit. Unë kam patur një rast të tillë dhe kam udhëhequr një skuadër që ka patur një gjendje psikologjike por jo të rezultatit. Asaj kohe i jam drejtuar një prej trajnerëve më të mirë të ish-Jugosllavisë. I kam kërkuar që si ti jepja zgjidhje asaj situate. Thënia e tij ka qenë e qartë: Çdo trajner ka filozofinë e vet dhe duhet të gjendet mënyra sesi zgjidhet ky problem. Prandaj unë duhet që të gjej zgjidhjen sëbashku me të gjithë bashkëpuntorët e mi që të gjejmë mënyrën për këtë kaluar këtë situatë.

-Nesër Vllaznia udhëton për tre apo për një pikë?
-Çdo rezultat pozitiv është I mirë për ne në këto momente.

-Profesor diçka për Hygorin, do të largohet për pak ditë apo nuk do të vij më tek Vllaznia?
Ai ka problemet e veta familjare. Unë dhe administrator Lici I kemi dhënë leje që të jetë afër nënës së vet dhe unë do të besoj se çdo gjë do ti shkoj mirë. Ai ka dëshir që të luaj tek Vllaznia. Ai do të kthehet dhe është një pika e fortë për ekipin tonë dhe ai do të na duhet.