Trajneri Lika: I kënaqur me skuadrën, por në pjesën e dytë të sezonit do të jemi më të fortë

263

Hasan Lika është i kënaqur për fitoren dhe diferencën me Erzenin që u thellua dhe tashmë shkoi në 7 pikë, duke qenë se shijakasit u ndalën në Lezhë ku barazuan 1-1.Trajneri Hasan Lika, në një prononcim që ka dhënë për mediat pas sfidës së fundit zyrtare të Vitit 2018 me koplikasit ka pohuar: “Ecuria pozitive, që nga fillimi i shutit e deri më tani i bëjmë një mbyllje dinjtoze. Mendoj se duhet që të bëjmë përforcime sepse na duhet. Kemi si synim Superioren dhe mendoj se do të jemi më të fortë. Jam deri diku i kënaqur me lojën e skuadrës për sfidën e sotme. Meritë ka edhe kundërshtari që na rrezikoi, por edhe portieri jonë dha më të mirën. Eliminoi barazimin në momente të caktuara. Duhet që të vijonim me ritmin e pjesës së parë, gjithsesi ne e mbyllëm pozitivisht me 3 pikët dhe në krye.Ne e vlerësuam në maksimum Veleçikun, një ekip cilësor që edhe sot tregoi dëshirë për të mos dalë pa pikë sepse na e bëri të vështirë në të dyja ndeshjet fitoren.Ndalet Erzeni, shkojmë me shtatë pikë para. Normalisht që është pozitive, ne nuk duhet që të shohim pikët, por kundërshtarin se me kë luajmë.E rëndësishme është që me punën e të gjithëve, në pjesën e dytë të garës do të shihni në fushë një skuadër më solide”, – tha trajneri Hasan Lika.
© vllaznia.al